15 VITE NË TOP MEDIA! Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni – AlpeGossip
15 VITE NË TOP MEDIA! Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni

15 VITE NË TOP MEDIA! Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni

Moderatorja ikonë e Top Medias, Albana Osmani ka vendosur të largohet nga televizioni. Burime për “Prive” bëjnë me dije se kjo gjë ka ardhur si shkak i pakënaqësive të krijuara në punë.

“Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi” – kështu ka deklaruar burimi i rezervuar për “Prive.al”.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do ta shikojmë moderatoren bukuroshe pas këtij vendimi!