Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Sinci Loci ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre ka kërkuar mendimin e saj për emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”.
Sindi nuk i ka kursyer kritikat duke thënë se Donaldi dhe Romeo bëjnë humor burgu, kopjojnë italianët, seksualizojnë figurën e femrës dhe se në çdo puntatë flitet për Borën dhe vetë Donaldin.
“Emision pa asgjë të veçantë, intervista të zakonshme, humor “burgu”, skeçe të kopjuara copy-paste nga italianët (mos më bëni të flas për seksualizimin që i bëjnë femrës). Vetëm në Shqipëri ndodhin që emisione të tilla të marrin duartrokitje dhe klikime…Tema kryesore në çdo episod është çifti i famshëm! Pra me pak fjalë, emision sipas mendimit tim, pa pikë kuptimi! Megjithatë, nuk dua të gjykoj, thjesht po shpreh mendimin tim. Mund të jem dhe plotësisht gabim!”, ka shkruar ajo.