Komentuesja i “përvishet” Miriamit: “Fëmijët donin të bënin foto me ju, sa e shëmtuar që u larguat duke i zhgënjyer!” – AlpeGossip
Komentuesja i “përvishet” Miriamit: “Fëmijët donin të bënin foto me ju, sa e shëmtuar që u larguat duke i zhgënjyer!”

Komentuesja i “përvishet” Miriamit: “Fëmijët donin të bënin foto me ju, sa e shëmtuar që u larguat duke i zhgënjyer!”

The Voice Kids” ka fituar një popullaritet goxha të madh, sidomos tek fëmijët të cilët janë dhe kryefjala e këtij edicioni. Duke qenë kështu, vazhdimisht kemi parë që publiku të mbushet plot e përplot me fëmijë të cilët kanë nisur t’i kenë edhe idhuj anëtarët e jurisë.

Megjithatë duket se një situatë e pakëndshme ka ndodhur pas emisionit të kësaj të premteje. Siç tregon edhe një komentuese në një foto të Miriam Canit, shumë fëmijë kanë dashur të bëjnë foto me anëtarët e jurisë pas emisionit por ata janë larguar menjëherë nga skena duke lënë një shije të shëmtuar, siç thotë ajo.