Babai i doli në protestë, Stresi: Ti të ha m… o kryeministër - AlpeGossip
Babai i doli në protestë, Stresi: Ti të ha m… o kryeministër

Babai i doli në protestë, Stresi: Ti të ha m… o kryeministër

Protesta e djeshme ka shkaktuar shumë zhurmë jo vetëm në media, por kundrejt saj kanë reaguar e kanë dhënë mendimet e tyre edhe artistët shqiptarë.

Ishte Florian Binaj ai që thoshte se kjo protestë ishte pasojë e mosdëgjimit të halleve të popullit, ndërsa këngëtari Stresi ka shkuar edhe më tej me akuzat e tij.

Ai i del në krah policisë dhe kërkon që kreu i qeverisë të mos i përdorë policët kundër qytetarëve.

Stresi e quan kabinetin Rama si një kabinet orgjish e perversësh, ndërsa shprehet se i kanë orët të numëruara.

Reagimi i Stresit vjen pasi mediat publikuan foton e babait të tij, Sali Lushaj në protestën e djeshme. Lushaj ka qenë truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi i Stresit:

Ti Ta Ha mutin o zoti kryeminister! jam nje djale qe kam lindur ne interrnim dhe jam nje familje qe kemi luftu per liri gjith jeten tone dhe kemi deshmore ne shtepin tone. Nuk do dorzohemi para teje e para shtetit tend. Mos i perdor policin kundra nesh sepse dhe ata jan djem nenash si ne dhe jan gjynah por skan cfare te bejn dhe ata te shkretit dikush duhet ta bej detyren e shtetit . I keni oret e numeruara ti bashk me kabinetin tend nje kabinet perversash dhe nje kabinet orgjish. Me rrespekt Arkimed Lushaj i betuar kundra kti shteti , ndersa ju qe shitet voten per 50 mi lek mbani pasojat.