Ronela Hajati kalon si zonjë në rrugën e Kombit pas proteste: “Super aprovim!” – AlpeGossip
Ronela Hajati kalon si zonjë në rrugën e Kombit pas proteste: “Super aprovim!”

Ronela Hajati kalon si zonjë në rrugën e Kombit pas proteste: “Super aprovim!”

Pas protestës së dhunshme që u zhvillua ditën e shtunë në rrugën e Kombit kundër taksës që duhet të paguante çdo mjet, gjithçka ka mbetur janë rrënojat e pikës së kalimit dixhital. Qytetarët e revoltuar i vunë flakën gjithçkaje, të vendosur për të mos paguar shumën që varijon nga 5 deri në 44 euro, e që ka hyrë në fuqi prej javës së kaluar.

Ronela Hajatit i ra rruga për në Kosovë ditën e diel dhe pamja që i doli përpara syve i la mbresa. ‘Super aprovim’, shkruan këngëtarja në videon e publikuar në Instagram ku dëgjohet duke qeshur, teksa kalon pa asnjë ndalesë përgjatë traut të shkatërruar, duke lënë të kuptohet se dhe ajo si një pjesë e mirë e shiptarëve nuk bie dakord me vendosjen e taksës.

E kuptueshme duke qenë se Ronela organizon shumë kocerte në Kosovë dhe duhet ta rrahë shpesh atë rrugë.