10 veshjet e femrave që i irritojnë meshkujt! Ja çfarë duhet të vishni sipas tyre – AlpeGossip
10 veshjet e femrave që i irritojnë meshkujt! Ja çfarë duhet të vishni sipas tyre

10 veshjet e femrave që i irritojnë meshkujt! Ja çfarë duhet të vishni sipas tyre

Janë disa lloje veshjesh që meshkujt nuk duan t’i shohin të veshura te partnerja e tyre, por në përgjithësi as te femrat e tjera. Për të qenë të saktë, as nuk i kuptojnë, as nuk i shpjegojnë arsyet pse nuk i pëlqejnë. Por ka diçka që ata nuk duan ta kenë në qendër të vëmendjes, ose diçka që e konsiderojnë si jo delikate.

“Bright Side” ka analizuar disa forume, nisur edhe nga revista të ndryshme mode, dhe ka krijuar një listë me veshjet që meshkujt nuk i durojnë dot. Po, ata në fakt janë të vëmendshëm për mënyrën se si vishesh.

Veshjet me shkëlqim

Si një formë dekori që shumë vajza pëlqejnë të sjellin në veshjet e tyre, xixat nuk janë të preferuara për meshkujt. Ata mendojnë se ato janë vetëm pjesë e fëmijërisë, ndaj i kanë bezdi t’i gjejnë të femrat këto veshje, aq sa u duket sikur do jetë e frikshme t’i prekësh.

Pantallonat me printe dhe streçet

Ndryshe nga ajo që besohet në përgjithësi, meshkujt nuk i kanë qejf femrat që veshin pantallona me lule. Është një lloj stili që ata nuk e pëlqejnë, edhe streçet po ashtu. Për ta këto lloj veshjesh e deprimojnë një femër nga misteri që i takon.

Veshjet e grisura

Një gjë tjetër që meshkujt nuk e kuptojnë: xhinset e grisura dhe të gjitha të tjerat që duken të rrëmujshme. Kështu, nëse i dashuri nuk është fans i tyre, është mirë të mos e testosh shijen e tij për “fashion”.

Ugg

Ugg kanë marrë një nam të keq vetëm nga meshkujt. U japin shumë volum këmbëve dhe në sytë e tyre nuk janë aspak elegante për këmbët e femrave.

Bluzat si fustan dhe fustanet si bluza

Kur meshkujt shohin një vajzë që vesh diçka të tillë, fillojnë të pyesin çfarë është: fustan apo një bluzë e madhe? Dhe e dyta, pse nuk ke veshur pantallona? Ndërkohë, ky është një stil që u shkon shumë vajzave dhe i preferuar nga ato.

Pantallona të shkurtra mbi geta

Ky është një stil për të cilin pyet shumica e meshkujve që nuk e kuptojnë. Ndoshta pantallonat e shkurtra mund të jenë diçka më shumë se një veshje vere për femrat, por për meshkujt ato nuk shkojnë me çizme dhe me kapelë.

Frudhat

Nëse të pëlqejnë frudhat apo palat, atyre jo, ndaj është mirë që t’i shmangësh nëse ke ndonjë takim me rëndësi.

 

Minifundet

Surprizë në fakt, por edhe kjo është e vërtetë. Minifundet janë antiseksuale për meshkujt, sepse ata nuk i kuptojnë asnjëherë veshjet që nuk fshehin asgjë.

Çizmet me taka të larta dhe me platformë

Për sytë e meshkujve janë shumë agresive dhe të gjitha këpucët e këtij stili, jo më pak.

Barbie pink

Mund të duket e çuditshme që meshkujt nuk pëlqejnë ngjyrën më të dashur të të gjitha femrave në botë, por është e vërtetë. Pink ka shumë nuanca, ndaj edhe ata janë të lodhur me këto ngjyra që çdo vajzë i ka patjetër në gardërobë, rozë, pudër dhe të gjitha variantet pink.

 

Po çfarë i tërheq?

Në përgjithësi, veshjet që janë trendy: skinny jeans me një T-shirt të thjeshtë, veshjet e mbrëmjeve, fundet me bel, këmishët, dhe çdo lloj veshjeje tjetër që nuk është krijuar për të nxitur imagjinatën mashkullore. Me pak fjalë, të gjitha veshjet që duken të shtrenjta dhe që u rrinë mirë të gjitha femrave.