Iva Tiço më shumë se e FIKSUAR: Për të fshehtat e mia nuk flas as me shoqet e ngushta – AlpeGossip
Iva Tiço më shumë se e FIKSUAR: Për të fshehtat e mia nuk flas as me shoqet e ngushta

Iva Tiço më shumë se e FIKSUAR: Për të fshehtat e mia nuk flas as me shoqet e ngushta

Të qenit personazh publik shpeshherë bën që jeta private e jotja të mos jetë më edhe aq private. Megjithatë ka nga ata personazhe të ekranit që pavarësisht se kanë një karrierë të gjatë në television kanë zgjedhur të jenë sa më të fshehtë kur vjen puna tek jeta e tyre personale.

Iva Tiço është një prej tyre. E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” gazetarja ka rrëfyer se në fakt ajo nuk i tregon të fshehtat e saj as tek shoqja e ngushtë.

“Shoqet e mia e dinë sa e vështirë është të nxjerrësh diçka nga unë. Ndoshta në një të ardhme duhet të merrem me ndonjë psikolog se kush është ai bllokimi që mua nuk më lë të flas. Për të fshehtat e mia nuk flas as me shoqet e ngushta.

Ato e kuptojnë nëse unë nuk jam mirë nëse zhdukem apo kur merrem me gjëra sipërfaqësore. Është një bllok tek unë që nuk më lë të flas për veten. ”,- ka rrëfyer gazetarja e njohur duke treguar se shpeshherë kjo karakteristikë e saj e ka penguar.