DEBATI ndaj Notis Sfakianakis JEHONË në Greqi. Gazetari shqiptar KUNDRA artistëve: Bojkotues “periferikë” – AlpeGossip
DEBATI ndaj Notis Sfakianakis JEHONË në Greqi. Gazetari shqiptar KUNDRA artistëve: Bojkotues “periferikë”

DEBATI ndaj Notis Sfakianakis JEHONË në Greqi. Gazetari shqiptar KUNDRA artistëve: Bojkotues “periferikë”

Prej disa ditësh mediat shqiptare dhe personazhe të njohur të ekranit shqiptar kanë bërë thirrje publike për bojkotimin e koncertit të Notis Sfakianakis, nazistit antishqiptar i cili do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongreseve ditën e sotme. Mediat greke kanë pasqyruar debatin e flaktë dhe thirrjet publike për bojkot të koncertit të këtij antishqiptari.
“Shqiptarët po bëjnë thirrje për një bojkot në koncertin e këngëtarit Notis Sfakianakis, për shkak të deklaratave të tij të mëparshme. Pasi lajmi u bë i njohur, u shoqërua nga një numër reagimesh negative. Shumë artistë të njohura të vendit me postimet e tyre në rrjetet sociale kanë bërë thirrje për “bojkot”.”,- shkruajnë mediat greke.

Epsilon Tv i ka dedikuar një rubrikë speciale thirrjes publike të mediave dhe të artistëve shqiptarë për bojkot si dhe deklaratës në shqip që Notis dha për Top Channel pak ditë më parë.
Materiali kryesor i tyre ishin videot me deklaratat kundër shqiptarëve të “Agimit të Artë” dhe Notis Sfakianakis që Blitz.al, media e parë që reagoi mbi rastin publikoi para disa ditësh dhe statuset e Jonida Maliqit, Elton Dedës etj kundër këtij artist-politikani nazist.
Pasqyrën e situatës në Shqipëri në një lidhje direkte me gazetarët grekë e ka bërë spikeri i lajmeve në

Top Channel Ilir Paço me origjinë nga Himara. Në fjalën e tij gazetari shqiptar zgjodhi të fliste në gjuhën greke duke sqaruar sipas tij se në fakt kanë qenë 2-3 këngëtarë dhe “disa periferikë” që kanë bërë thirrje publike për bojkot.

Këtu do të donim të ndaleshim pak pasi fjalët që gazetari ynë “profesionist” ka përdorur lënë shumë për të dëshiruar. Në një kohë që edhe mediat greke respektojnë artistët tanë, ky gazetar i referohet si periferikë disa prej këngëtarëve dhe figurave më të njohura të ekranit. Bojkotin nuk e kërkojnë periferikët bojkotin e kërkojnë shqiptarët, artistët shqiptarë të cilët do të ofendoheshin nga ky mosrespektim i opinionit të tyre.

Gazetarët e kanë pyetur qartë se si ka mundësi që shqiptarët do të shkojnë të shohin një koncert të Notis Sfakianakis duke treguar habinë për këtë fakt me një biletë 200 euro në një kohë që gazetari shqiptar është shprehur se pavarësisht vlerës biletat janë blerë. Paço është shprehur se ka qenë pikërisht Top Channel që e ka organizuar koncertin 3500 vendsh të Notis-it dhe se pavarësisht “2-3 këngëtarëve” që donin bojkotin dhe disa periferikëve gjërat duken mirë. Në fakt asgjë nuk është ashtu siç zotëria e ka përcjellë.

“Periferikët” si Elton Deda, Jonida Maliqi, Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi Haruni, Ardi Asllani, Ralf Gjoni, Fatma Haxhialiu etj por dhe shumë media shqiptare që nuk janë thjesht 2 apo tre vetë me një zë të padëgjuar. Dhe po nuk pranojmë kurrsesi që t’i tregojmë Notis-it as mikpritjen, as faljen për ato çfarë ka thënë kundër shqiptarëve, sepse ne jemi tolerantë dhe duhet të tregojmë shqiptarin human. Prandaj mos keqinformoni mediat greke, thoni se Notis-it as po i rrezikohet jeta, as nuk po e kërcënojnë por thjesht disa “periferikë” po tregojnë qytetarizëm(sepse bojkoti është qytetari) duke bojkotuar një nazist që nuk i njeh shqiptarët as si komb e as si shtet./Blitz.al