Tashmë Riselda e ka bërë zakon në Instagram që të reklamojë të gjitha blerjet e saj në rroba duke na treguar shifrat marramendëse të “shoppingut”.
Të gjithë e njohin për martesën e saj me një miliarder 3o vite më të madh në moshë por mesa duket asaj nuk ia “ndjen” për asgjë.
Shijon jetën e saj me kushtet luksoze që i janë mundësuar dhe nuk nguron aspak ti ndajë këto momente me ndjekësit e saj.
Komentet në fotot e Instagramit vazhdojnë të bllokuara pasi mesa duket ajo është lodhur disi nga kritikat e një pjese të fansave.