Detajet: Çfarë nuk dini apo keni dëgjuar për dasmën mbretërore – AlpeGossip
Detajet: Çfarë nuk dini apo keni dëgjuar për dasmën mbretërore

Detajet: Çfarë nuk dini apo keni dëgjuar për dasmën mbretërore

Princ Harry po përgatitet për ceremoninë e tij martesore me ish-aktoren amerikane Meghan Markle.

Mediat britanike kanë dhënë të gjitha detajet që duam të dimë nga kjo ceremoni që ka marrë vëmendje të madhe, ende pa filluar.

Dasma do të zhvillohet të shtunën me 19 maj 2018 në mesditë, ku çifti do të kurorëzohet nga kryepeshkopi i Canerbury.

Ceremonia do të bëhet në kështjellën Windsor, ku princ Harry u pagëzua dhe është bërë një vend tepër i veçantë për çiftin.

Në orën 1 të drekës, cifti mbretëror do udhëtojë me një karrocë në të gjithë kështjellën. Pritja do të bëhet në sallën e Shën Gjergjit, një dhomë 180 metra e gjatë ku realizohen mbrëmje të mëdha shtetërore.

 

Ndërsa së darkë, princi Charles do mbajë një pritje private për familjen dhe miqtë e ngushtë të ciftit.

Për të gjithë ata që janë të interesuar për ceremoninë e madhe, gjithçka do transmetohet me pamje direkte nga mediat britanike që janë ftuar.

Dihet se familje mbretërore do paguajë të gjitha shpenzimet e dasmës , ku keku i veçantë me lule do bëhet nga Claire Ptak, pasticierja më e mirë në Londë