“Më jepni NDONJË LEK”/ Videoja që tregon sesi MASHTROJNË LYPËSIT në TIRANË – AlpeGossip
“Më jepni NDONJË LEK”/ Videoja që tregon sesi MASHTROJNË LYPËSIT në TIRANË

“Më jepni NDONJË LEK”/ Videoja që tregon sesi MASHTROJNË LYPËSIT në TIRANË

Lypja është një problem i shtrirë në mbarë botën, megjithëse diku më pak e diku më shumë.

Në rrugët e Shqipërisë has kudo lypës, nga të miturit, tek nënat me bebe në krah, të moshuar dhe invalidë që shtrijnë dorën për dyqind lekë, të vjetra sigurisht.

Për çudi ky fenomen është më i përhapur në Tiranë, ku mundësit për gjetur një punë janë më të larta se në çdo qytet tjetër.

Megjithatë, një qytetar ka dërguar një video të një “invalidi” lypës në Laprakë, Tiranë, i cili e ka lënë të shokuar me veprimin e tij.

Në videon e filmuar në kryqëzimin e Laprakës shihet një i ri, i cili është ulur në karrocë invalidi, por në fund të videos heq pantallonat ku fsheh këmbën shëndoshë “si kokrra e mollës”.

Qytetari shprehet se ai shtiret si invalid për të mbledhur ndonjë lek.

Sigurisht që nuk mund të gjykojmë kushtet të cilat e detyrojnë të ndërmarrë një veprim të tillë, ama mashtrimi i tij nuk është aspak një veprim i hijshëm sa kohë fatmirësisht ka këmbë e duar në rregull.