Doza e ëmbëlsisë këtë mëngjes: Buzëqeshja e vogëlushes True në krahët e Khloe Kardashian (FOTO) - AlpeGossip
Doza e ëmbëlsisë këtë mëngjes: Buzëqeshja e vogëlushes True në krahët e Khloe Kardashian (FOTO)

Doza e ëmbëlsisë këtë mëngjes: Buzëqeshja e vogëlushes True në krahët e Khloe Kardashian (FOTO)

Nëse u mërzitët ditën e djeshme me lajmin se Kylie Jenner ka vendosur të ruajë privatësinë e vogëlushes Stormy, mos u shqetësoni pasi Khloe Kardashian nuk do të bëjë të njëjtën gjë.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian” vijon të dokumentojë çdo hap të mëmësisë, këtë herë në “Instagram Story” me një foto të ëmbël të vogëlushes True Thompson.

Khloe shfaqet me vogëlushen të cilën e mban në krah duke e larë në një vaskë të vogël rozë. Nga buzëqeshja e saj, duket se True po shijon çdo moment të kontaktit me ujin.

 

Ditën e nesërme, vogëlushja do të mbush dy muaj nga ardhja në jetë dhe mami KoKo është shumë e emocionuar.

“Nuk po më besohet se vajza ime do të jetë dy muajshe nesër. Si iku koha kaq shpejt, por në të njëjtën kohë jam shumë e emocionuar për çdo minutë që do të vijë në të ardhmen. Mezi pres momentin që të dëgjoj të qeshurën e saj.” – shkruan Khloe Kardashian në profilin e saj në “Twitter”.