SHQIPËRIA MBURRET ME DUA LIPËN/ Këngëtarja shfaqet mban shqiponjën në klipin e ri: Unë jam… (VIDEO) – AlpeGossip
SHQIPËRIA MBURRET ME DUA LIPËN/ Këngëtarja shfaqet mban shqiponjën në klipin e ri: Unë jam… (VIDEO)

SHQIPËRIA MBURRET ME DUA LIPËN/ Këngëtarja shfaqet mban shqiponjën në klipin e ri: Unë jam… (VIDEO)

Që Dua Lipa është shumë e lidhur me shqiptarët dhe Shqipërinë e tregoi më mirë se kurrë në festivalin Sunny Hill, ku filloi të kërcente mes publikut duke valëvitur flamurin shqiptar.

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja me famë botërore, bëri të ditur se do të promovonte një linjë të re parfumesh për një markë të rëndësishme ndërkombëtare.

Spoti që ka realizuar Dua Lipa e shton akoma më shumë krenarinë që shqiptarët ndjejnë për të, kjo sepse videoja fillon me Duan që mban një shqiponjë ndër duar. Ndonëse shqiponja përfaqëson titullin “Unë jam e lirë” të markës, ajo mund të shihet dhe si një përfaqësim i shqiptarëve duke qenë se është simboli i shtetit. Edhe njëherë tjetër Shqipëria mburret me Dua Lipën.