Moderatorja Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë treguar gjithmonë që kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëra-tjetrën. Dy vajzat e njohura të ekranit kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën dhe nuk ngurrojnë që çdo moment të përditshmërisë së tyre ta ndajnë me fansat në Instagram.
Së fundmi, Xhemi ka qëndruar në shtëpinë e Arbanës dhe nuk ka ngurruar që të publikojë një foto nga vila e saj. Në një foto të publikuar në Instastory, moderatorja shihet e ulur në ballkonin e Arbanës teksa bie në sy arredimi i tij modern.
“Mirëmëngjesi tek shtëpia e Panës”, ka shkruar Xhemi teksa shihet e ulur në një kolltuk të bardhë ndërkohë që shijon pamjen e natyrës.