I PASKA NGJARË TEZES/ Mbesa e Xhesika Berberit është kopja e saj (FOTO) – AlpeGossip
I PASKA NGJARË TEZES/ Mbesa e Xhesika Berberit është kopja e saj (FOTO)

I PASKA NGJARË TEZES/ Mbesa e Xhesika Berberit është kopja e saj (FOTO)

Modelja e njohur Xhesika Berberi që në daljen e saj të parë në ekran ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të publikut me pamjen e saj. Ajo është krahasuar shpesh me modelen me famë botërore Gigi Hadid dhe prej kohësh karrierën e saj në modeling e ka vazhduar në Amerikë.

Mirëpo, siç duket Xhesika nuk është e vetmja bukuroshe në familjen e saj. Mbesa e saj, Evelin, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave dhe të ndjekësve në Instagram me pamjen e saj. Ajo ka një ngjashmëri shumë të madhe me Xhesikën dhe siç duket ashtu si tezja ka qejf modelingun pasi ka pozuar shpesh për fotograf të ndryshëm.

Evelin ka dhe një adresë personale në Instagram ku me portretin e saj engjëllor ka bërë për vete shumë fansa që e ndjekin.