Pamje nga avioni që ju lënë pa fjalë (FOTO) – AlpeGossip
Pamje nga avioni që ju lënë pa fjalë (FOTO)

Pamje nga avioni që ju lënë pa fjalë (FOTO)

Gjithkujt i ndodh kur niset në fluturim të shohë pamjen mahnitëse kur avioni ngrihet në qiell. Por një aeroport duket se ka menduar vërtetë për këtë.

Flasim për aeroportin e ri të Pakyong në Sikkim, Indi, në Ultësirat e Himalajave, ku pasagjerët do të shijojnë një pamje spektakolare nga aeroporti teksa avioni shkëputet nga toka. Kryeministri indian, Narendra Modi inauguroi aeroportin që është i 100-ti për Indinë.

Ai është ndërtuar në majë të një kodre pranë fshatit Pakyong, dhe është 1400 m mbi nivelin e detit, mes luginave të gjelbërta, dhe maleve. Pamjet mahnitëse janë fiksuar në aparat nga fotografi Rajiv Srivastava.