Në grahmat e fundit/ Babai i Michael Jackson në prag të vdekjes – AlpeGossip
Në grahmat e fundit/ Babai i Michael Jackson në prag të vdekjes

Në grahmat e fundit/ Babai i Michael Jackson në prag të vdekjes

Një lajm i keq vjen nga babai i legjendës së muzikës botërore Michael Jackson, Joe Jackson gjendet i shtruar në spital dhe është në prag të vdekjes.

Bëhet e ditur se 89-vjeçari vuan nga kanceri dhe prej kohësh po lufton me këtë sëmundje. Familja Jackson ka thënë se Joe është në fazën e fundit të sëmundjes dhe se e vetmja gjë që ka mbetur është të presin fundin e tij.

Kujtojmë se Joe ka qenë ndërtuesi i grupit ku ka qenë pjesë djali i tij Michael Jackson, “The Jackson 5”, duke e menaxhuar me dorë të hekurt.