Baby G ndryshon emrin/ ja si do ta quani tani – AlpeGossip
Baby G ndryshon emrin/ ja si do ta quani tani

Baby G ndryshon emrin/ ja si do ta quani tani

Këngëtarja Gordana, e njohur ndryshe si Baby G, është një ndër femrat më të komentuara të showbizit, e cila numëron një numër të madh ndjekësish në Instagram dhe këngët e saj janë kthyer në hite të suksesshme që dëgjohen ngado.

Baby G është mjaft aktive në profilin e saj, duke ndarë me ndjekësit foto e video nga përditshmëria. Disa javë më parë bënë bujë të madhe postimet e saj ku tregonte se ishte zënë me mikeshën e ngushtë, e cila e kishte gjakosur. Mirëpo, pas sherrit të bujshëm, këngëtarja ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një tjetër lajm.

Nëpërmjet një fotoje në Instastory, Gordana lajmëron se ka vendosur të mos quhet më Baby G, por emrin ta ndryshojë në Mami G.
“Baby G në Mami G. Isha një fëmijë derisa ju të gjithë u bëtë fëmijët e mi. Më quani mami, sepse ju dhe mami origjinale e ndryshuan lojën.”

“Nuk mund të jesh repere nëse anjëherë s’ke thyer një thua. Mu hiqni nga fytyra sepse do të bëj disa prej jush të qajnë dhe nuk kam më mëshirë për njerëzit fallso. Oh Zot, jam gati të bëj luftë me armiqtë e mi.”- shkruan ajo.