Rudina ndjek me vajzën dasmën mbretërore, reagimi i Mias do t’jua ëmbëlsojë ditën (VIDEO) – AlpeGossip
Rudina ndjek me vajzën dasmën mbretërore, reagimi i Mias do t’jua ëmbëlsojë ditën (VIDEO)

Rudina ndjek me vajzën dasmën mbretërore, reagimi i Mias do t’jua ëmbëlsojë ditën (VIDEO)

Është mbajtur sot dasma e shumëpritur mbretërore ku Princ Harry dhe Meghan Markle u shpallën zyrtarisht burrë e grua. Dasmën e tyre po e ndiqnin të gjithë e mes tyre ka qenë edhe moderatorja Rudina Magjistari.
Rudina ka postuar në Instastory disa video ku shfaqet duke filmuar dasmën nga televizori teksa pranë ka edhe Mian.

Në këto video për herë të parë dëgjojmë zërin ëngjëllor të Mias e cila mezi pret të shohë nusen.

“Ja nusjaaa”, dëgjohet të thotë Mia. “Po ma po do ta shohim tani”, i thotë Rudina të voglës.

Sapo në ekran del Meghan e veshur nuse, Mia dëgjohet të qeshë. Ndiqni videon më poshtë.