“KJO ËSHTË LOJA JOTE EDHE PSE…”/ Big Mama ka dy fjalë për Arjolën – AlpeGossip
“KJO ËSHTË LOJA JOTE EDHE PSE…”/ Big Mama ka dy fjalë për Arjolën

“KJO ËSHTË LOJA JOTE EDHE PSE…”/ Big Mama ka dy fjalë për Arjolën

Këngëtarja e njohur Big Mama pas një debati tensionues që pati me Antonelën, njërën nga banoret e tjera të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, braktisi menjëherë show-n duke lënë përgjysmë lojën e saj në Big Brother.

Pas daljes së saj ajo nuk ka preferuar të flasë më shumë mbi debatin e ndodhur, në këtë mënyrë nuk ka dhënë asnjë intervistë, përvec momentit së daljes nga Big Brother ku ajo ka sqaruar gjithcka që ndodhi brenda shtëpisë.

Por në lojën e saj e kemi parë mjaft afër mikeshës së saj Arjolën, të cilën ajo ka vazhduar ta mbështesi dhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Në rrjetin e saj social instagram këngëtarja ka shkruar një mesazh për të, duke i uruar fitoren dhe duke treguar se Arjola është një nga banoret e cila po jep më shumë sec duhet në lojën e saj:

“Ke dhënë më shumë sec duhet nëse është reality show ti ke ardh me mesazhin, qëllimin dhe realitetin tëmd. Po ne jemi popull hyp se të vravam zhdryp se të vrava as ne vet nuk dim se çka duam.. Si do qoftë ka njerëz çka të duan e të ndjekin e të shohin se sa e sinqertë je ti. Po që dhe të jetë kjo loja jote, që edhe viktimizohesh po që dhe fokusohesh te historia yte të paktën ti jep mesazhin dhe shembullin ma të mir aty të një nëne dhe grua të fortë dhe nëse aktron mir… Të dua të mbështes deri në fund dhe unë e di mirë çfarë ti sakrifikon për t’i dhuruar fëmijve tu njӕ jetë më të mirë. Motra ime mos harro se zoti t’a çon jetën ashtu siç e ke zemrën. Unë besoj te ti e të dua me zemër, dua që ti të fitosh por nuk mund të hik sinqeriteti dhe aj dreq Ilir është shumë i fortë, ja bëftë hallall zoti durimin e inteligjencën që e ka. Suksese dashni.”