JO VETËM PËR AUDIENCËN TELEVIZIVE/ Sokol Balla dhe Blendi Fevziu KONKUROJNË edhe në… Instagram (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM PËR AUDIENCËN TELEVIZIVE/ Sokol Balla dhe Blendi Fevziu KONKUROJNË edhe në… Instagram (FOTO)

JO VETËM PËR AUDIENCËN TELEVIZIVE/ Sokol Balla dhe Blendi Fevziu KONKUROJNË edhe në… Instagram (FOTO)

Programet televizive të cilat trajtojnë tema politike janë të shumta. Ndër ato që kanë një konkurencë mes tyre për faktin që transmetohen në të njëjtën orë dhe ditë janë  edhe “Opinion” e “Real Story”.

Të drejtuar përkatësisht nga moderatorët e njohur Blendi Fevziu dhe Sokola Balla, këto dy “Talk show” janë ndër më të ndjekurit në vend.

Por përpos “luftës” televizive për audiencë e cila ekziston gjithnjë si mes emisioneve të së njëjtës natyre por edhe atyre që nuk ngjasojnë, dy moderatorët konkurokan edhe me diçka tjetër.

Siç tashmë e dimë të gjithë, Instagrami është një ndër rrjetet sociale më të përdorura nga të gjitha.

Edhe Blendi me Kolin e posedojnë një të tillë e kryesisht e përdorin për të ndarë më ndjekësit e tyre momentet që kalojnë në udhëtime.

Vende ekzotike por edhe me borë, skaje të ndryshme të botës, nën ujë apo edhe mbi deve, në profilet e tyre të Instagramit gjen gjithçka!

Mesa duket konkurenca mes tyre e kalon edhe “kornizën” e televizionit…

Cili publikon fotot më të bukura?