Kledi Kadiu prek me fjalët pas dasmës: Charlotte, gruaja që kam ëndërruar gjithmonë – AlpeGossip
Kledi Kadiu prek me fjalët pas dasmës: Charlotte, gruaja që kam ëndërruar gjithmonë

Kledi Kadiu prek me fjalët pas dasmës: Charlotte, gruaja që kam ëndërruar gjithmonë

Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu i cili e ka vijuar karrierën e tij në Itali është lidhur në martesë.
Disa ditë më parë ai dhe partnerja e tij Charlotte i kanë thënë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë dhe mjaft të këndshme. Gjatë ditës së sotme ai ka ndarë më ndjekësit e tij në rrjete sociale momente nga kjo dasëm ku shohim edhe vogëlushen e tyre Lea që duket mjaft e lumtur me prindërit e saj. Krahas fotove Kledi ka shkruar:

“Faleminderit të gjithë miqve tanë që kanë ndarë me ne këtë ditë kaq të rëndësishme, një ditë që nuk e prisja të vinte. Dashuria për Charlotte dhe për të mrekullueshmen tonë Lea, fjalët që janë thënë në ceremoni, afeksioni i familjeve tona dhe i miqve tanë të ardhur nga afër dhe larg kanë kurorëzuar dashurinë tonë dhe kanë bërë gjithçka perfekte. Faleminderit për shpërthimin e emocioneve që më keni dhuruar. Faleminderit Charlottes që është gruaja që kam ëndërruar gjithmonë dhe që më ka bërë baba me Lean tonë,”-përfundon balerini i njohur në rrjete sociale.