Fejohet Jennifer Lopez?? Unaza në gishtin e saj ngre dyshime (FOTO) - AlpeGossip
Fejohet Jennifer Lopez?? Unaza në gishtin e saj ngre dyshime (FOTO)

Fejohet Jennifer Lopez?? Unaza në gishtin e saj ngre dyshime (FOTO)

Jennifer Lopez 48 vjeçe prej disa muajsh është në një lidhje me bejsbollistin e njohur amerikan Alex Rodriguez 42 vjeç. Dhe sa kuptohet nga postimet e shpeshta të këngëtares marrëdhënia e tyre shkon më së miri.

Së fundmi, ata të dy kanë nisur edhe pushimet së bashku, në një nga vendet më të bukura në Amerikë. J-Lo publikoi në ‘Instagram’-in e saj një fotografi, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen .

Ajo që i ra të gjithëve në sy ishte unaza në gishtin e saj. Për shkak të kësaj unaze të gjithë kanë filluar të dyshojnë se Jennifer mund të jetë fejuar me Alex Rodriguez.

Duke qenë se J-Lo ka vite që është pjesë e mediave si një nga personazhet më të diskutuar, me siguri ajo e ka ditur se kjo fotografi do të ngjallte shumë reagime.

Në fakt nuk është hera e parë që Jennifer përflitet për fejesë apo martesë. Madje gjatë këtij viti, ajo realizoi dhe një këngë për vendosjen e unazës në gisht.