A U MARTUAN VËRTETË JUSTIN DHE HAILEY?/ Deklarata e modeles shuan çdo dyshim – AlpeGossip
A U MARTUAN VËRTETË JUSTIN DHE HAILEY?/ Deklarata e modeles shuan çdo dyshim

A U MARTUAN VËRTETË JUSTIN DHE HAILEY?/ Deklarata e modeles shuan çdo dyshim

Disa pamje që tregonin se këngëtari Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Baldwin kanë hyrë në një gjykatë që lëshon licencat e martesës në New York, kanë ngritur dyshime se çifti është martuar në fshehtësi ditën e djeshme.

Ndërkohë dyshimet janë shtuar edhe më tepër pas një deklarate që modelja ka bërë për “The Cut”. 21-vjeçarja përveçse ka treguar se në familjen e saj të gjithë janë martuar në të 20-at e tyre, ka lënë të nënkuptohet se edhe martesa e saj me Justin ka ndodhur.

“Kur e di që është i duhuri, është i duhuri. I them gjithmonë prindërve të mi që nëse do ta ndjenin që nuk është vendimi i duhur do të më ndalonit apo jo? Ata nuk e bënë. Mendoj se duan Justin më shumë se unë”- ka thënë Hailey.

Ende dyshja nuk ka pranuar publikisht diçka konkrete, por lidhja e tyre ka avancuar shumë, jashtë çdo parashikimi.