NGA KLEA HUTA TEK JONIDA VOKSHI/ Femrat e showbizz-it shqiptar që janë në pritje të ëmbël – AlpeGossip
NGA KLEA HUTA TEK JONIDA VOKSHI/ Femrat e showbizz-it shqiptar që janë në pritje të ëmbël

NGA KLEA HUTA TEK JONIDA VOKSHI/ Femrat e showbizz-it shqiptar që janë në pritje të ëmbël

Në familjet e sapo krijuara të VIP-ave shqiptarë, pas një martese të veçantë vjen momenti ku mësojmë se kemi të bëjmë me një pritje të ëmbël.

Jonida Vokshi me Besnik Krapi u martuan në shtator të vitit që shkoi dhe moderatorja sapo na bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së parë. Elvana Gjata, mikesha e ngushtë e Jonidës, ishte ajo e cila e kurorëzoi dashurinë e tyre.

Erzina dhe Mc Kresha e kurorëzuan dashurinë e tyre në mbyllje të vitit 2019, dhe po në muajin dhjetor na dhanë lajmin se do të bëhen pridnër për herë të parë. Erzina ishte shtatëzënë gjatë dasmës dhe janë në pritje të një vajze.

Dhe martesa më e afërt është ajo e Klea Hutës me Elgit Dodën, të cilët gjithashtu e realizuan një dasmë të papritur ndërkohë që askush se dinte, por ishin në dijeni të ardhjes së një foshnje në jetët e tyre, i cili është një djalë. Ata e realizuan dasmën e tyre në Marok dhe e publikuan nëpërmjet fotografive në Instagram.

ALPEgossip.al