ME ISH-IN DHE TË DASHURËN PËR PUSHIME/ Këto foto tregojnë se Scott Disick është mashkulli më me fat - AlpeGossip
ME ISH-IN DHE TË DASHURËN PËR PUSHIME/ Këto foto tregojnë se Scott Disick është mashkulli më me fat

ME ISH-IN DHE TË DASHURËN PËR PUSHIME/ Këto foto tregojnë se Scott Disick është mashkulli më me fat

Koha e Krishtlindjeve është e sigurt që bashkon familjet dhe pikërisht këtë gjë bëri Scott Disick këtë vit.

35-vjeçari i kaloi pushimet e fundjavës në Kankun bashkë me tre fëmijët, nënën e tyre Kourtney Kardashian dhe të dashurën e tij 20-vjeçare, Sofia Richie.

Kourtney dhe Sofia duket se po e shijonin shoqërinë e njëra-tjetrës, ndërsa u panë duke biseduar dhe buzëqeshur me telefonin e 39-vjeçares Kardashian.

Pavarësisht se marrëdhënia e tyre ka pasur ulje dhe ngritje, Scott dhe Sofia janë më afër se kurrë.

Khloe shkroi në “Twitter” lidhur me këtë bashkim:

“Pavarësisht krenarisë së të gjithëve atyre! Kjo është dashuri! Fëmijët e tu mbi gjithçka”.

Të dyja dukeshin shumë sensuale me bikinit që kishin zgjedhur, ndërsa më vonë e gjithë familja shijoi darkën në një restorant.

Scott Disick në postimin e fotot ku shfaqeshin të tre shkroi: “Çfarë do të kërkonte më shumë një mashkull?”.