Një mama e re me një djalë kishte vendosur që t’i jepte fund jetës së saj. Ajo kishte hipur në godinën e një parkimi dhe ishte gati që të hidhej. Por një grua iu afrua, e kapi për beli dhe nuk e linte që të hidhej.
Britanikja Charley Willis, 22 vjeç, kishte arritur pikën më të ulët në jetë. Atje në majë të godinës, me qindra mendime i zienin në kokë, teksa ishte një hap pranë vdekjes.
Teksa poshtë ishin rreth 10 policë, kur një grua iu afrua ngadalë dhe e kapi në bel.
“Mbaj mend që erdhi dhe më vuri duart në bel. Më tha: qetësohu dhe hajde pimë një kafe bashkë, gjërat do bëhen mirë”.
Parukierja 22-vjeçare zbriti dhe më pas iu nënshtrua një terapie. Ajo tashmë thotë se e ndjen veten shumë mirë. Në median sociale ajo ka postuar një mesazh në kërkim të gruas që i shpëtoi jetën. Mesazhi ëshët shpërndarë qindra herë dhe ajo e gjeti ‘engjëllin’ e saj.
“I dërgova në Facebook një mesazh falenderimi, bashkë me foton e djalit tim të vogël”.
“Ajo m’u përgjigj duke më thënë se falenderimi më i madh është fakti që ajo është mirë”.
Charley thotë se tani e di vlerën e saj dhe se ndjehet më mirë se kurrë.