“ME SAMANTËN KAM PASUR FEELING”/ Kompozitori shqiptar pranon se në studio mund të lindin ndjenja – AlpeGossip
“ME SAMANTËN KAM PASUR FEELING”/ Kompozitori shqiptar pranon se në studio mund të lindin ndjenja

“ME SAMANTËN KAM PASUR FEELING”/ Kompozitori shqiptar pranon se në studio mund të lindin ndjenja

Sigurisht që kur je një kompozitor kaq i talentuar dhe i suksesshëm si Kledi Bahiti do të bashkëpunosh me emra të njohur të muzikës . Ai i fuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ka folur në lidhje me punën e tij si kompozitor.

Kledi është pyetur nga Fatma nëse ka flirtuar ndonjëherë në studio dhe pa asnjë kompleks Kledi u shpreh se:

“Kot ta mohojmë këtë dhe të bëhemi fallcoi. “Zakonisht kur krijon një material muzikor dhe vjen këngëtarja në studio, në momentin që material i rri shumë mirë dhe ajo mund të ketë dhe “sex appeal”, sigurisht që ka shkëmbim energjie, aq më tepër kur mund të jetë materiali baladë”.

Aulona nuk e ka lënë me kaq por e ka pyetur se cila është ajo këngëtare që i ka ecur shumë mirë punëa dhe Kledi përsëri u tregua i sinqerte duke thënë se:

“Me Samantën kam pasur super feeling, vdisja të punoja në studio me të. Më jepte shumë gjëndje sepse është shumë e vështirë kjo pjesë”.- ka përfunduar ai.