"ZANAFILLA"/ Si u bë ngjyra rozë, një ngjyrë dedikuar vajzave (FOTO) - AlpeGossip
“ZANAFILLA”/ Si u bë ngjyra rozë, një ngjyrë dedikuar vajzave (FOTO)

“ZANAFILLA”/ Si u bë ngjyra rozë, një ngjyrë dedikuar vajzave (FOTO)

Në vitin 1927 revista “TIME” bëri një sondazh që përfshinte të gjitha dyqanet më të mëdha të veshjeve në Shba. Ata donin të dinin se cila ngjyrë asociohej me gjininë femerore në linjat e tyre të veshjeve dhe në fakt rezultati që doli nga ky sondazh ishte goxha konfuz.Xhenifer Wright , autore dhe specialiste në modë thote se ekziston një katalog i publikuar në vitin 1918 që asokohe sugjeronte se të gjitha vajzat e vogla duhet të veshin ngjyrën blu sepse është e ëmbël dhe delikate, si vetë ato.Vetëm pas luftës së 2-të botërore, ngjyra rozë mori këtë kuptim dhe drejtim që ka edhe në ditët e sotme.

Në vitin 1953 Duajt Ajzenauer, gjenerali që fitoi luftën, u bë president , dhe në fakt ky moment do të behej shumë i rëndësishëm në historinë botërore të ngjyrës rozë.Ishte balloja e inagurimit të Ajzenauerit si president, dhe Mimi Ajzenauer, bashkëshortja e tij, në këtë ballo u shfaq e veshur me një fustan të madh shumë të bukur ngjyrë rozë. Më parë ngjyra blu mbizotëronte te femrat e asokohe per shkak edhe të prakticitetit në punë.

Mimi Ajzenauer e dashuronte ngjyrën roze, dhe kjo dihej botërisht. Ajo mendonte që ngjyra rozë e nxirrte atë në pah përfshire këtu edhe sytë e saj blu. Dhe në fakt nëse kërkojme në gazetat e kohës hasim shpesh artikuj ku theksohet dashuria e Mimi Ajzenauer për ngjyrën rozë, deri në atë pikë sa kjo ngjyrë nuk quhej më Rozë, por filloi të etiketohej si Rozë Mimi.

Sigurisht që ngjyra rozë për këtë shaka filloi të ishte prezente çdo ditë e më shumë edhe në kinematografi. Ka shumë ngjyrë rozë në filmin e vitit 1957 “Funny face” (Fytyre qesharake), ku nje zonjë kryeredaktore e një reviste mode, e cila është krijuar duke u bazuar shumë në karakterin e Diana Vreeland, një redaktore mode, këndon duke treguar se si zonjat në Amerikën e asaj kohe duhet të mendojnë në ngjyrën rozë.

Në këto vite ngjyra rozë u bë vërtetë shumë popullore jo vetëm në veshjet femërore , por gjithashtu edhe në shtëpi. Kjo është diçka që shumë gra e pëlqenin, pra nuk shihej si një gjë shumë e imponuar dhe shtypëse, por, kishte padyshim femra si Diana Veerland e cila nuk donte te ishte pjese e turmes.

Në këtë pikë ngjyra rozë filloi të përfaqësonte femrën reale dhe jo reale , që mund të ishte gjithçka por jo tradicionale.

Kampionia e garave me makina Donna mea Mims është një shembull shumë i mirë për këtë. Ajo kishte një uniformë rozë, helmetë rozë , dhe makinë garash ngjyrë rozë.