NDODH E PAPRITURA/ Luana Vjollca ''bën'' për të qarë dy moderatoret e njohura shqiptare (FOTO) - AlpeGossip
NDODH E PAPRITURA/ Luana Vjollca ”bën” për të qarë dy moderatoret e njohura shqiptare (FOTO)

NDODH E PAPRITURA/ Luana Vjollca ”bën” për të qarë dy moderatoret e njohura shqiptare (FOTO)

Moderatorja Luana Vjollca ka kërkuar falje publikisht pasi nuk ka mundur të mbajë premtimin që u bëri fansave për të publikuar sot këngën e re. Bukuroshja kishte premtuar se sot në orën 14:00 do të publikonte projektin e ri muzikor me titull “Gyle Gyle”, por nuk ia doli.

Në një publikim në Instagram, ajo shprehet se ka punuar fort, madje më tepër sesa mund të përballojë, por koha nuk ia premtoi. Luana nuk ka dhënë një datë se kur do ta publikojë këngën e re, por thotë “në një moment të dytë”.

Dhe ata që u mërzitën më shumë për këtë lajm ishin pikërisht fansat e Luanës e dëshpërimin e demonstruan me anë të komenteve në postimin në Instagram.

Jo vetëm fansat, por sicc duket janë mërzitur shumë edhe dy moderatoret e njohura, Liesa Haxhiasani dhe Kiara Tito. Liesa ka komentuar në këtë foto të Luanës ku ka etiketuar Kiarën dhe ka shkruar dy emoji duke qarë me lot.