NGJARJA TRONDITËSE NË KOSOV/ Reperi shqiptar reagon për vrasjen e policit (FOTO) – AlpeGossip
NGJARJA TRONDITËSE NË KOSOV/ Reperi shqiptar reagon për vrasjen e policit (FOTO)

NGJARJA TRONDITËSE NË KOSOV/ Reperi shqiptar reagon për vrasjen e policit (FOTO)

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vdekur një polic dhe një grabitës sot në Istog të Kosovës ka prekur edhe emra të njohur të muzikës shqiptare.

Reperi nga Ferizaj, Getinjo ka reaguar me anë të një postimi në Instagram për rastin tragjik duke shprehur ngushëllime për familjen e policit, të identifikuar si Izet Demaj.

“Policia nuk ka faj pse rinia ka probleme financiare, dhe i ka kushtet e rënda! Policia e kryen detyrën me mbrojt qytetarin dhe pronën e qytetarit. Një kriminel profesionist nuk ja merr jetën policit e me ja lan fmitë jetima, kqyrni ma pak filma e mos u bani mangupa se i murrt në qaf njerëzit o amatera. Ngushëllime familjes Demaj nga Istogu, i qoftë dheu i lehtë Policit të nderuar”, shkruajti Getinjo në Instagram.

Çfarë ndodhi sot në Istog?

Dy persona mbetën të vrarë sot në Istog pas një shkëmbimi zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Istogut, ku pas një tentimi për plaçkitje në një bankë, dyshohet se ka mbetur i vdekur grabitësi dhe polici,

Fillimisht plagosja e policit, Izet Demaj, dyshohet se ka ardhur si pasojë e shkëmbimit të armëve ku si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.