FANSJA E SAJ NDËRRON JETË NGA KANCERI/ Rihanna i bën dedikimin e ndjerë: Nuk do ta harroj…(VIDEO) – AlpeGossip
FANSJA E SAJ NDËRRON JETË NGA KANCERI/ Rihanna i bën dedikimin e ndjerë: Nuk do ta harroj…(VIDEO)

FANSJA E SAJ NDËRRON JETË NGA KANCERI/ Rihanna i bën dedikimin e ndjerë: Nuk do ta harroj…(VIDEO)

Pak orë më parë në profilin zyrtar të ‘Instagram-it’ Rihanna ka publikuar një foto me një mesazh të ndjerë për një nga fanset e saj. Bëhet fjalë për një vajzë të quajtur Monia, e cila vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit. Prej kohësh këngëtarja e kishte bërë publike historinë e saj të dhimbshme dhe u mundua që kohët e fundit t’i plotësonte dëshirat e saj më të mëdha. Por me sa duket Monia nuk ja ka dalë të mposhtë sëmundjen dhe ka ndërruar jetë këtë Krishtlindje. Lajmi ka tronditur Rihannën, e cila nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’ e kujton atë me dashuri.
”Këtë Krishtlindje humbëm një shpirt kaq të bukur, që na jepte forcë të gjithëve ne. Që kur u bëmë shoqe, ajo pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në spital ose te zyra e doktorit. Kjo foto është shkrepur disa muaj më parë, ajo më pa në sy dhe më tha: ”Riri sëmundja është kthyer sërish”. Nuk do ta harroj kurrë frikën në sytë e saj”,- shkruan këngëtarja krahas fotos.

View this post on Instagram

miss you already sis @moniasto 💔😇 #NavyAngels

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on