VAJZA,SOT MERRENI PUSHIM/ Jennifer Lopez përdor korse. Fotot e nxjerrin zbuluar – AlpeGossip
VAJZA,SOT MERRENI PUSHIM/ Jennifer Lopez përdor korse. Fotot e nxjerrin zbuluar

VAJZA,SOT MERRENI PUSHIM/ Jennifer Lopez përdor korse. Fotot e nxjerrin zbuluar

Edhe pse ka një trup për t’u patur zili në moshën 49-vjeçare, Jennifer Lopez është njeri dhe përdor korse.

Teksa shkonte bashkë me të fejuarin Alex Rodriguez në ceremoninë e përfundimit të shkollës së binjakëve të saj 11-vjeçarë Max dhe Emme, Jennifer Lopez u fotografua nga paparacët pikërisht kur po frynte erë.

Fotot zbulojnë se edhe këngëtarja e konsideruar shpesh si “trupi më i mirë” i Hollywood-it, ka nevojë për pak ndihmë. Poshtë fustanit të saj Channel ngjyrë salmon, duket korseja.

J. Lo reagoi menjëherë: mbuloi këmbën dhe vijoi rrugën gjithë vetëbesim.

Kujtojmë se në Met Galanë e këtij viti, 49-vjeçarja- e përsërisim se është 49 vjeç!- i la të gjithë pa fjalë me fustanin Versace që i shfaqte linjat gati- gati të përsosura të trupit.

Aq saqë hutoi edhe ish- të dashurin e Dua Lipa-s, i cili u fotografua duke i ngulur sytë të pasmeve të saj.

Po kështu edhe Kylie Jenner-i.