Enca i derdh lekët lumë: Nuk do ta besoni sa ka harxhuar për videoklipin e ri – AlpeGossip
Enca i derdh lekët lumë: Nuk do ta besoni sa ka harxhuar për videoklipin e ri

Enca i derdh lekët lumë: Nuk do ta besoni sa ka harxhuar për videoklipin e ri

Pas disa muajsh punë intensive, Enca më në fund është drejt finalizimit të projektit të saj më të ri me titull “Dua”, videoklip i cili do të vijë 7 muaj pas projektit “Ciao” i cili bëri bujë verën e kaluar.

 

Deri më tani këngëtarja ka zbuluar disa detaje dhe një ndër to është veshja.

Së fundmi Enca publikoi një foto ku shfaqej e veshur me të zeza teksa njoftonte se videoklipi do të publikohet muajin tjetër.

Nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje në foto varësja që ajo mban në qafë, çmimi i të cilës sipas faqjes “Whattheywearin” shkon në 390 euro.

Kujtojmë që pjesë e videoklipit të Encës do jetë edhe modeli me famë botërore Pierluigi Fracassi.