ÇFARË NUK THANË PËR OLSËN/ Melisa dhe Andi rikthehen në “Për’puthen” – AlpeGossip
ÇFARË NUK THANË PËR OLSËN/ Melisa dhe Andi rikthehen në “Për’puthen”

ÇFARË NUK THANË PËR OLSËN/ Melisa dhe Andi rikthehen në “Për’puthen”

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi ishin një prej çifteve më të përfolur të edicionit të kaluar të “Për’puthen”, që morën vëmendje të madhe pasi deklaruan se kishin një lidhje jashtë emisionit.

Ata iu kundërvunë publikisht autores Olsa Muhameti dhe produksionit, që i kishin ndaluar të shprehnin pëlqimin për njëri-tjetrin në emision pasi publiku e donte Andin çift me Tea Trifonin.

Në deklarata të shumta, ata folën ashpër për Olsën e produksionin e “Për’puthen” por duket se kjo ka mbetur e shkuar për ta.

Teksa konkurrentët e vjetër po rikthehen këtë edicion, ca si opinionistë e ca si konkurrentë, Olsa Muhameti ka treguar se do të shohim shumë shpejt edhe Melisën dhe Andin.

Pasi një ndjekës e ka pyetur në InstaStory pse nuk i merr në emision Melisën dhe Andin, autorja ka publikuar një foto të tyren nga xhirimet, ku shfaqen duke u puthur.

“Për’puthen festive 2 janar”- shkruan ajo duke zbuluar se plot të reja na presin pas Natës së Ndërrimit të Viteve.

Ditën e djeshme, si konkurrente e re në “Për’puthen” u rikthye Ana Lleshi, ish-konkurrente e edicionit të dytë.

Ajo falenderoi Olsën që i kishte dhënë një tjetër mundësi për të gjetur ‘dashurinë e jetës’ dhe madje u tregoi djemve se e kishte më shumë se seriozisht, pasi po shpresonte që në një të ardhme të afërt të bëhej nënë.