PAS FESTËS SURPRIZË NË NEW YORK/ Meghan Markle fotografohet me Serena Williams – AlpeGossip
PAS FESTËS SURPRIZË NË NEW YORK/ Meghan Markle fotografohet me Serena Williams

PAS FESTËS SURPRIZË NË NEW YORK/ Meghan Markle fotografohet me Serena Williams

‘Arratisja’ e Meghan Markle në ‘New York, vetëm pak javë para lindjes së foshnjës së saj, mori vëmendjen e mediave, megjithëse dukesha u përpoq ta mbante të fshehtë. Siç edhe u tha, arsyeja e largimit për pak ditë nga Anglia ishte një festë që shoqet e ngushta të Meghan kishin organizuar për ardhjen në jetë të fëmijës së parë të saj. Festa u mbajt mbrëmjen që shkoi dhe pas saj, argëtimi për dukeshën ka vazhduar.

Meghan u fotografua teksa nisej për të darkuar me miken e saj, kampionen e tenisit, Serena Williams. E veshur bukur dhe në formë të shkëlqyer, Meghan i buzëqeshi paparacëve dhe u drejtua për tek restoranti. Detajet nga takimi nuk janë zbuluar, pasi edhe stafi i restorantit ka ruajtur fshehtësinë e plotë të tij.