Historia e përndjekjeve: 4 meshkujt që u fiksuan pas Luana Vjollcës deri në marrëzi – AlpeGossip
Historia e përndjekjeve: 4 meshkujt që u fiksuan pas Luana Vjollcës deri në marrëzi

Historia e përndjekjeve: 4 meshkujt që u fiksuan pas Luana Vjollcës deri në marrëzi

Historia e fansit të Luana Vjollcës që e admironte moderatoren bëri shumë bujë në media vitin e kaluar pasi ngjarja për pak mund të degjeneronte në tragjedi. Fansi i Luanës u bë shkak i një incidenti të rëndë në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku u përfshi edhe Krenar Çoçaj.

 

Ai quhej Besmir Lila, një 32-vjeçar nga Tepelena, banues në Lundër. Lila kishte jetuar prej vitesh në Britaninë e Madhe dhe arsyeja e kthimit të tij në Shqipëri nga Londra u tha se ishte pikërisht fiksimi që kishte për Luanën.

Pas përplasjes fizike me Krenarin, Lila deklaroi në polici se për Luanën kishte një pëlqim të sinqertë. Prej disa muajsh ai i shkruante mesazhe Luanës të cilat ishin kthyer në shqetësim për të, i dinte adresën e shtëpisë, të punës e madje e priste atje.

Por historitë e përndjekjeve që ka përjetuar Luana nisin që nga viti 2012 kur asokohe në një intervistë për “Panorama”, ajo rrëfeu se një djalë me inicialet O.Z., pedagog në universitet privat e përndiqte prej 3 vitesh.

Një tjetër fans i çmendur pas Luanës ishte Enaldo i cili i deklaroi hapur dashurinë moderatores me një pankartë në vitin 2015. Ai i dedikonte Luanës postime e dedikime në Instagram dhe i dërgonte mesazhe ku i lutej t’i kthente përgjigje.

Edhe një djalë me emrim Premtim Fetahu u vetëdeklarua në media se ishte ai që i dhuronte lule Luanës prej vitesh, por që nuk ishte rast për t’u shqetësuar pasi ajo i postonte vetë buqetat në rrjete sociale.