Mjekët ngrenë alarmin/ Ja sa muaj duhet të prisni për të ngelur shtatzënë për të dytën herë – AlpeGossip
Mjekët ngrenë alarmin/ Ja sa muaj duhet të prisni për të ngelur shtatzënë për të dytën herë

Mjekët ngrenë alarmin/ Ja sa muaj duhet të prisni për të ngelur shtatzënë për të dytën herë

Femrat duhet të presin të paktën një vit për të ngelur sërish shtatzënë pas fëmijës së parë, që të mos rrezikojnë shëndetin e nënës dhe fëmijës. Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetit, çiftet duhet të presin të paktën 18 muaj derisa të planifikojnë një shtatzëni të re.

Në rastet kur ka shumë pak diferencë mes shtatzënive rriten shancet për lindje të parakohshme, ndërsa nëna dhe bebi janë në rrezik për jetën. Sipas studimeve, nuk ka rëndësi mosha e nënës, pasi ky fenomen i prek të gjitha gratë!

“Të gjitha nënat duhet të jetë në dijeni për rrisqet që i kanosen kur marrin përsipër një vendim të tillë. Fillimisht, rrezikoni jetën tuaj si dhe të fëmijës që keni në bark. Duhet të paktën të prisni rreth 12 deri në 18 muaj, që të keni një shtatzëni normale.” – u shpreh autorja e studimit Wendy Norman.