“RINORI MË KA TRADHËTUAR ME TAYNËN”/ Arta Memedi e pranon për herë të parë, nuk ka më dyshime (VIDEO) – AlpeGossip
“RINORI MË KA TRADHËTUAR ME TAYNËN”/ Arta Memedi e pranon për herë të parë, nuk ka më dyshime (VIDEO)

“RINORI MË KA TRADHËTUAR ME TAYNËN”/ Arta Memedi e pranon për herë të parë, nuk ka më dyshime (VIDEO)

Prej ditësh mediat janë duke shkruar për sherrin social të ndodhur midis dy këngëtareve Arta Memedi dhe Tayna. Kujtojmë që Arta ka qenë pjesë e On Records atëherë kur Rinor Hykolli sot menaxher i Taynas, kishte marrëdhënie të mira me ata, madje thuhet se Arta ishte në lidhje disavjeçare me të. E ftuar këtë të shtunë në “Thumb”  nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu Arta ka folur për herë të parë për këtë sherr duke treguar publikisht se në fakt iniciator dhe provokator i gjithë situatës së kriujuar mes saj dhe Taynas mesa duket është Rinor.

E pyetur nga Aulona dhe Fatma ajo është përgjigjur:

“Nuk ka qenë asnjëherë molla e sherrit ajo mes neve të dyve pasi unë asnjëherë nuk kam dyshuar se Rinori ka pas diçka me të.  Mbas ndarjes ka pasur fjalë por nuk ma ka marrë mendja se Rinori ka shije për një lloj femre si ajo. Unë nuk kam patur xhelozi. Ata nuk janë të dashur tani por kanë qenë në fillim deri sa kanë mbërritur tek “pika”…

Mendoj se iniciatori mund të jetë edhe Rinori për shkak se pas ndarjes sonë ka tentuar me u bashku ka bërë tentativat  e veta por unë jam larguar sepse nuk mund të pranoja që një njeri me të cilin unë kam punuar i jep kaq hapësirë dikujt që vjen për të punuar. Rinori më ka tradhëtuar nga ana profesionale dhe profesionale me Taynan. Meshkujt ndodh tradhtojnë. Ana profesionale, tradhëtia më ka prekur shumë. Kur kam ardhur në Prishtinë unë kam ardhur me forcat e mia Rinori ka qenë security një njeri i thjeshtë ndërsa unë kam çarë vetë.” /Blitz.al/