NATA FINALE E “DANCE WITH ME”/ Alketa Vejsiu zbulon surprizën e veçantë (FOTO) – AlpeGossip
NATA FINALE E “DANCE WITH ME”/ Alketa Vejsiu zbulon surprizën e veçantë (FOTO)

NATA FINALE E “DANCE WITH ME”/ Alketa Vejsiu zbulon surprizën e veçantë (FOTO)

Këtë të hënë do të mbahet nata finale e spektaklit të kërcimit “Dance with me” në Tv Klan. Moderatorja Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit në Instagram surprizën e veçantë që ka përgatitur për finale.

Ajo ka vendosur të ftojë prezantuesen legjendare italiane, Paola Peregon, e cila disa ditë më parë befasoi shqiptarët dhe Akletën për konsideratën e lartë që kishte për këtë të fundit.

“Ata bëjnë televizion të një niveli shumë të lartë. Unë i kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë shumë të bukura. Është Alketa, një prezantuese shumë e famshme që unë e kam takuar, e cila është si të thuash Bonolis i Tiranes, ajo prezanton programet e Bonolis-it në Tiranë si për shembull “Piter Pan” dhe është shumë e talentuar. Tani e kam edhe mikeshë. Unë kam ndjekur nga afër regjistrimin e emisioneve dhe ata janë me të vërtetë shumë avantgard. Pastaj Shqipëria është shumë e bukur! Qëndra e Tiranës është e mrekullueshme, për mua ka qënë një surprizë, nuk e prisja”- u shpreh Perego.

Në foton e prezantueses italiane të publikuar në profilin e saj në Instagram, Alketa shkruan:

“Pasi foli me aq dashuri per Shqiperine, menduam ta ftojme ne finale! Paola Perego do te jete e ftuara speciale e finales se “Dance with me Albania”, e hene, datë 17 dhjetor!
Interviste dhe Bashke Prezantim!
Cdo pyetje qe keni ma shkruani ketu dhe do t’ja drejtoj!
Cfare ti them nga ana juaj?
Une jam vertete e lumtur sepse ka filluar realizimi i disa endrrave te rendesishme…
Faleminderit Paola Perego.
Shqipëria të do, e konfirmojë të gjithë ndjekësit.”- shkruan Alketa në postim.