“ÇDO DITË E IMJA ËSHTË PROJEKTUAR PËR TË”/ Gazetarja shqiptare flet për sëmundjen e pashërueshme – AlpeGossip
“ÇDO DITË E IMJA ËSHTË PROJEKTUAR PËR TË”/ Gazetarja shqiptare flet për sëmundjen e pashërueshme

“ÇDO DITË E IMJA ËSHTË PROJEKTUAR PËR TË”/ Gazetarja shqiptare flet për sëmundjen e pashërueshme

Moderatorja Fiori Dardha ka folur për sëmundjen e pashërueshme autoimune. Fiori Dardha u shpreh se kur sëmundja e cila i dëmton mëlçinë u konstatua nga mjekët situata ishte serioze, por theksoi se nuk u tremb për veten e saj, por për familjarët.

Moderatorja tregoi se frika e saj më e madhe është djali, Abeli dhe të afërmit, për mënyrën se si ata do e përjetonin.

“Nuk u tremba për vete, në asnjë moment dhe tani që jam mësuar të bashkëjetoj me të dhe di se si ta  menaxhoj situatën nuk kam fikë, frika ime më e madhe është për të afërmit e mi, nuk duan që ata ta përjetojnë, të jetojnë me ankthin e sëmundjes sime sepse duke qenë se janë të pashërueshme kërkojnë edhe trajtim të vazhdueshëm”, u shpreh ajo në “S’e luan topi”.
Moderatorja theksoi se përpiqet të bëjë një jetë normale pasi vetëm në këtë mënyrë ndihet më e qetë.

Fiori Dardha: “Shqetësimi im më i madh në atë kohë ishte për të afërmit e mi sepse kur dikush mëson se vuan nga një sëmundje, më tepër ka merakun e familjarëve se si do e përjetojnë se sa të vetin.

Disa vite më parë u diagnostikova me një sëmundje autoimune, janë të gjitha të pashërueshme, por stadi në të cilin doktorët e konstatuan situata ishte goxha serioze. Nuk u tremba për vete, në asnjë moment dhe tani që jam mësuar të bashkëjetoj me të dhe di se si ta  menaxhoj situatën nuk kam fikë, frika ime më e madhe është për të afërmit e mi, nuk duan që ata ta përjetojnë, të jetojnë me ankthin e sëmundjes sime sepse duke qenë se janë të pashërueshme kërkojnë edhe trajtim të vazhdueshëm. Unë vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë dhe kujdesi duhet të jetë maksimal, përpiqem që ta harroj se e kam. Sigurisht respektoj protokollet dhe këshillat e mjekut tim, që më ka shpëtuar jetën.

Frika më e madhe është për Abelin, çdo ditë e imja është e projektuar për të. Nuk do doja kurrsesi që ai të ndjejë keqardhje për mua, dua të jetë i lumtur me mua dhe të ketë një mama që i fal pozitivet e i fal energji, përpiqem që t’ia fsheh këtë anën time. Përpiqem të bëj një jetë normale sepse kështu është më mirë e unë ndihem më qetë.”/