Emisioni i ri në Klan, moderatorja akuzon se i kanë vjedhur projektin: Dy vjet punë që të ta… (FOTO) – AlpeGossip
Emisioni i ri në Klan, moderatorja akuzon se i kanë vjedhur projektin: Dy vjet punë që të ta… (FOTO)

Emisioni i ri në Klan, moderatorja akuzon se i kanë vjedhur projektin: Dy vjet punë që të ta… (FOTO)

Ditën e sotme në Tv Klan do të nisë emisioni i ri ‘Check in’, i cili do të jetë një dokumetar udhëtimesh i realizuar nga Dorjana Daka dhe Albana Nanaj.

Gazetarja dhe ekspertja e turizmit do të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të botës për të mësuar rreth tyre dhe do të ndajnë me publikun shqiptar eksperiencën që do të kalojnë në çdo vend.

Mirëpo pa nisur ende ky emision, moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka deklaruar publikisht në Instastoryn e saj se i kanë vjedhur idenë.

“Dikush na paska vjedhur projektin në detaj! Sa të shkathët ca njerëz”- ka shkruar Einxhel duke etiketuar shoqen e saj, aktoren Anna Lika.

Kjo e fundit menjëherë ja ka kthyer përgjigjen në Instastoryn e saj:
““Epo të kam thënë o Einxhel, mos fol. Na dy vite punë, dhuratë miletit!”- është përgjigjur aktorja.