“BËRA NJË KËRKESË TË FUNDIT”/ Luizi i vendosur: Nëse vjen i ati i Kiarës… – AlpeGossip
“BËRA NJË KËRKESË TË FUNDIT”/ Luizi i vendosur: Nëse vjen i ati i Kiarës…

“BËRA NJË KËRKESË TË FUNDIT”/ Luizi i vendosur: Nëse vjen i ati i Kiarës…

Vëllai i Madh u kërkoi mbrëmë banorëve që të organizonin një dasmë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sapo lexuan zarfin, ata nisën duke ndarë rolet dhe nusja e dhëndri u bënë Kiara me Luizin.

Moderatorja shkëlqeu e gjitha me fustanin e nusërisë si dhe këngëtari u bë mjaft elegant me kostumin serioz. Gjatë ceremonisë që e mbajti Kristi, i cili kishte rolin e priftit, Kiara vendosi që t’i dhuronte Luizin puthjen që ai aq shumë e priste.

Pas dasmës të gjithë kanë nisur që të komentojnë se si rrodhën gjërat. Madje edhe vetë Luizi ka bërë një deklaratë teksa bisedonte me Kiarën dhe Efin.

Ai u shpreh se nëse do shkonte babai i Kiarës për të surprizuar të bijën, do e takonte edhe ai.

“E bëra edhe një kërkesë të fundit që kisha, e kanë mbajtur shënim. Për Zotin i thashë, kërkesën time të fundit dua ‘o babin, mamin o vëllain e Kiarës’ me i sjellë këtu. Jo për mua, për Kiarën. Po erdhi i ati, do e takoj. Po i erdhi e ëma dhe i vëllai, do ta lë t’i takojë vetë”, tha Luizi.