I DHA FUND JETËS DITËN E SHËN VALENTINIT/ Letra prekëse që moderatorja shkroi para se të vriste veten – AlpeGossip
I DHA FUND JETËS DITËN E SHËN VALENTINIT/ Letra prekëse që moderatorja shkroi para se të vriste veten

I DHA FUND JETËS DITËN E SHËN VALENTINIT/ Letra prekëse që moderatorja shkroi para se të vriste veten

Familja e moderatores së ndjerë, Caroline Flack, ka bërë publik një mesazh që ajo e kishte shkruar disa ditë përpara se t’i jepte fund jetës.

Flack, prezantuesja ikonë e emisionit “Love Island” u gjet e pajetë në apartamentin e saj në datën 15 shkurt, ndërkohë që kohët e fundit kishin qenë vërtëtë të vështira për të. 40-vjeçarja kishte dhe një proces të hapur gjyqësor,  teksa në muajin mars pritej të thirrej në seancën e rradhës, që të përballej me akuzat për dhunë fizike ndaj partnerit të saj. Gjatë këtyre muajve, Caroline ishte duke u përballur me shumë presion nga mediat britanike dhe nga publiku që komentonte çdo gjë nga jeta e saj private.

Mesazhi tashmë i publikuar nga familja nuk ishte shpërndarë fillimisht nga moderatorja sepse kështu ishte këshilluar nga ekipi i menaxhimit dhe njerëzit e afërt. Arsyeja pse familja e ka ndërmarrë këtë hap është pasi Caroline gjithnjë ka dashur që zëri i saj të dëgjohet, të paktën kështu shprehet mamaja e prezantueses. Gjithashtu ajo shton se janë thënë shumë të pavërteta gjatë këtyre muajve dhe pavarësisht se e bija ishte e rrethua nga njerëz që e donin, nuk mundi ta përballonte gjithë këtë situatë.

Në mesazhin Flack janë të shkruara këto fjalë:

Për shumë njerëz, të arrestohesh për një sulm fizik është një metodë ekstreme e ringjalljes shpirtërore por për mua është kthyer në diçka normale. Gjaë gjithë jetës time, nuk jam përballur me problemet. Kam lejuar të turpërohem dhe kam pranuar opinionet toksike të njerëzve për mbi 10 vjet. I kam thënë vetës që është pjesë e punës. Nuk jam ankuar.

Problemi me mos përballimin e problemeve dhe këytre situatave është që vazhdojnë të jenë aty dhe një ditë do t’i përballosh sërish e atëherë do të turpërohesh më shumë. Në 12 dhjetor të 2019-ës  u arrestova sepse akuzohesha për dhunë ndaj të dashurit tim. Për 24 orë e gjitha bota dhe e ardhmja ime mu shemb para syve, gjithçka për të cilin kisha punuar dhe sakrifikuar. Kam marrë përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur atë natë, por e vërteta është…ishte një aksident.

Kam pasur probleme emocionale për një kohë të gjatë. Por unë nuk jam një person që ushtroj dhunë fizike. Ne patëm një debat dhe ajo që ndodhi ishte një aksident. Një aksident. Arsyeja pse po flas për këtë është pasi familja ime nuk mund të përballet më me këtë situatë. Kam humbur punën, shtëpinë, aftësinë për të folur. Dhe e vërteta është që më është marrë jeta nga duart dhe po e përdorin për ta shitur, për tu argëtuar. Më vjen keq për familjen dhe miqtë e mi, për këto që kanë kaluar. Mendoj vetëm se si do t’i rikthej atyre jetën që kanë pasur, nuk mendoj për asnjë moment për karrierën time. Nuk mund të them asgjë më shumë.