Kourtney ekspozon të pasmet në Instagram, i dashuri e kritikon në sy të të gjithëve: Kështu duhet të… – AlpeGossip
Kourtney ekspozon të pasmet në Instagram, i dashuri e kritikon në sy të të gjithëve: Kështu duhet të…

Kourtney ekspozon të pasmet në Instagram, i dashuri e kritikon në sy të të gjithëve: Kështu duhet të…

I dashuri i Kourtney Kardashian, Younes Bendjima, nuk dëshiron që partnerja e tij të ekspozohet më tepër se ç’duhet në Instagram.

Pasi ajo publikoi një foto ku shfaqte të pasmet seksi e veshur me bikini braziliane, Younes e kritikoi në sy të të gjithëve, duke i shkruar:

“Këtë duhet të tregosh që të marrësh pëlqime?”, i shkroi ai Kourtney-t duke treguar kështu se është kundër këtyre fotove provokuese që e dashura publikon në masë.

Ai është bërë mjaft xheloz dhe sipas Daily Mail, kjo ka qenë arsyeja përse çifti është ndarë në të kaluarën.

Komenti më pas është fshirë dhe me siguri në familjen Kardashian ka plasur lufta e tretë botërore.