Harrojeni Blunt dhe Real 1, reperët ndryshojnë emrin e tyre, ja si quhen tani – AlpeGossip
Harrojeni Blunt dhe Real 1, reperët ndryshojnë emrin e tyre, ja si quhen tani

Harrojeni Blunt dhe Real 1, reperët ndryshojnë emrin e tyre, ja si quhen tani

Prej vitesh pjesë e tregut muzikor, me këngë që janë kthyer në hite e kanë arritur miliona klikime, ata i keni njohur gjithmonë si Blunt dhe Real 1.

Por dyshja ka vendosur ta ndryshojnë emrin dhe këtë e ka bërë të ditur Real 1 me anë të një videoje në Instastory.

Reperi në fillim ka një përshëndetje për fansat dhe më pas tregon se emri i tyre i ri do të jetë “Shaolin gang”.

“Kemi vendosur të ndryshojmë emrin. Blunt dhe Real s’ka më. Shaolin gang”, shprehet Real 1.

Më pas reperi njofton se sot do të publikohet edhe klipi i tyre më i ri i cili ka pasur shumë polemika për shkak të pamjeve gjatë xhirimeve kur Real shfaqej me thikë e pirun në zonën intime të një vajze.