Fifi publikon projektin e ri muzikor/ Kënga është një "diss" për koleget e saj (VIDEO) - AlpeGossip
Fifi publikon projektin e ri muzikor/  Kënga është një “diss” për koleget e saj (VIDEO)

Fifi publikon projektin e ri muzikor/ Kënga është një “diss” për koleget e saj (VIDEO)

Kohët e fundit ka nisur një luftë e ashpër mes këngëtareve shqiptare. Tregut i janë shtuar dy repere të quajtura Tayna dhe Rina të cilat shpesh i drejtohen njëra-tjetrës me tekstet e këngëve. Por tashmë edhe Fifi i është bashkuar grupit. Këngëtarja e njohur për potencialin vokal dhe stilin e veçantë ka publikuar dje këngën më të re me titullin ‘Habibi’ në bashkëpunim me një këngëtare marokene të quajtur Lamar.

Nëse do ta dëgjonit këngën me vëmendje duket haptazi që i është dedikuar luftës që tashmë ka nisur mes vajzave të njohura. “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rendësi se je t’u kalb n’silikon”, -është vetëm një nga frazat e këngës. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime nga koleget e këngëtares së njohur.