“ÇUNAT KISHIN FRIKË NGA UNË”/ Arjola tregon rreziqet që bënte dikur – AlpeGossip
“ÇUNAT KISHIN FRIKË NGA UNË”/ Arjola tregon rreziqet që bënte dikur

“ÇUNAT KISHIN FRIKË NGA UNË”/ Arjola tregon rreziqet që bënte dikur

Aktorja Arjola Demiri ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”. Aktorja tregoi se kur ishte e vogël djemtë e kishin frikë, sepse ishte vajzë rebele.

Stajli: Unë kam dëgjuar që kur ishe e vogël ishe si çun. A kishin frikë çunat nga ty?

Arjola Demiri: Çunat kanë pasur shumë frikë nga unë. Kam qenë një gocë me flokë të shkurtër dhe gocë rebele. Nuk i kam rrahur, por bëja gjëra të rrezikshme, ngjitesha në pemë.

Alketa Vejsiu: Ka dhe vajza që i rrahin djemtë edhe në moshë të rritur. S’ka fushatë sensibilizuese kundër dhunës ndaj djemve.

Arjola Demiri: Po duhet të dhunohen dhe ata pak…