“BURRIN E DUA SHQIPTAR”/ Rrëfimi ndryshe i Bebe Rexhës pas vizitës në Shqipëri: Dasma do të zgjasë pesë ditë – AlpeGossip
“BURRIN E DUA SHQIPTAR”/  Rrëfimi ndryshe i Bebe Rexhës pas vizitës në Shqipëri: Dasma do të zgjasë pesë ditë

“BURRIN E DUA SHQIPTAR”/ Rrëfimi ndryshe i Bebe Rexhës pas vizitës në Shqipëri: Dasma do të zgjasë pesë ditë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ishte në  Shqipëri pas tërmetit tragjik ku edhe vizitoi nga afër dy familjet  në fshatin Bubq të cilave do ju ndërtojë shtëpi.

Pas  largimit të shpejtë nga Shqipëria drejt SHBA-ve për një nga koncertet e rradhës ajo ka dhënë edhe një intervistë për emisionin ‘Lart e Poshtë’ në RTSH.

Teksa ka folur për gjendjen pas tërmetit në vendin tonë dhe  gjendjes së saj emocionale për këtë tragjedi, këngëtarja  shqiptare ka folur edhe për jetën e saj private.

“Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono! Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”– u shpreh Bebe.

Ndërsa e pyetur në lidhje me dasmën ajo tha: Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!

E pyetur nëse Bebe ka një emër shqiptar të preferuar, ajo u përgjigj: “Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD”.

Nga ana tjetër, këngëtarja e “Say My Name” ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por preferon më shumë muzikën pop tanimë.