Arjon Muça rikthehet në televizion/ Ja emisioni që do të moderojë ish-banori i “Big Brother” – AlpeGossip
Arjon Muça rikthehet në televizion/ Ja emisioni që do të moderojë ish-banori i “Big Brother”

Arjon Muça rikthehet në televizion/ Ja emisioni që do të moderojë ish-banori i “Big Brother”

Sezoni i ri televiziv është shoqëruar me shumë ndryshime të bujshme, të cilat me sa duket kanë prekur edhe emisionin “My living”. Ky është një emision që trajton tema “lifestyle” dhe transmetohet në televizionin “Vizion plus”.

Prej vitesh ky program moderohej nga Xhani Shqerra dhe Brunilda Lahe, por me nisjen e sezonit të ri televiziv një figurë tjetër do t’i bashkohet atij. Moderatorja Brunilda Lahe do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij emisioni, ndërsa Xhani Shqerra do të largohet dhe do të zëvendësohet nga ish-banori i “Big Brother”, Arjon Muça.

Pas një mungese të gjatë në ekran, emisioni “My living” do të rikthejë më fund Arjonin në ekranet tona.

Ndërkohë burime për “Blitz.al” kanë zbuluar se Xhani Shqerra e ka lënë emisionin “My living” për zgjedhje personale dhe shumë shpejt do të fillojë një projekt të ri në ekranin e një televizioni tjetër.